Aplikacion
Në ndeshjen e zhvilluar mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, nuk ishin të pakta rastet kur lojtarët e kombëtares serbe shtriheshin në fushë si të dëmtuar apo pretendonin se po goditeshin nga tifozët.
Një episod ka shkaktuar mjaft diskutime sepse mbrojtësi serb Strahinja Erakovic u shfaq i shtrirë pranë vijës anësore, duke lënë të kuptohej se ishte goditur nga tifozeria shqiptare.
Por pamjet filmike tregojnë se në drejtim të tij nuk është qëlluar me sende, duke hedhur dyshime të forta për një simulim të qëllimshëm.
Reagimi nuk vonoi nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, i cili ndodhej pranë skenës dhe kuptoi menjëherë se nuk kishte ndodhur asgjë. Ai i është afruar lojtarit serb dhe i ka thënë: “Ngrihu!”
Ky moment ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur debatet për sjelljen e lojtarëve në ndeshje me tension të lartë si Shqipëri–Serbi./ Zoom.al