Aplikacion
Në prag të përballjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet sot në orën 20:45 për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale.
“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll”, shkruan Mavraj në rrjetet sociale, duke iu drejtuar lojtarëve të Kombëtares para këtij dueli të ngarkuar emocionalisht.
Mavraj, një prej figurave më të respektuara të Kombëtares, ka qenë pjesë e kuqezinjve në 50 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar edhe tre gola. Një prej tyre, ndoshta më i rëndësishmi, ishte ndaj Armenisë në fitoren 2-1, që i dha Shqipërisë tre pikë vendimtare në rrugëtimin drejt Euro 2016.

ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit
