zoom

Futboll vendi

“S’po luajmë kalçeto me shokët”- Manaj pas barazimit me Letoninë: Mungoi përqendrimi! Goli? Rëndësi ka që shënoi Shqipëria

“S’po luajmë kalçeto me shokët”- Manaj pas barazimit me Letoninë: Mungoi përqendrimi! Goli? Rëndësi ka që shënoi Shqipëria

Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.

Pas takimit, sulmuesi kuqezi, Rey Manaj, komentoi paraqitjen e skuadrës dhe ndjenjat e tij për rezultatin.

“Isha i kënaqur kur shënuam golin, por më pas nuk ishim mjaftueshëm të përqendruar. I thashë djemve, më mirë ta largonim topin sa më lart,” u shpreh ai, duke shtuar se ky është një mësim për t’u përmirësuar në ndeshjet e ardhshme.

Për golin e shënuar, që fillimisht u duk si autogol, Manaj tha: “Besoj se e prek unë me gjoks. Por rëndësi ka që shënoi Shqipëria.”

Sulmuesi theksoi edhe vështirësinë e sfidës: “Po luajmë për Botërorin, jo në kalçeto me shokët. Është normale që nuk është e lehtë të shënosh, veçanërisht kur ndihesh i ngarkuar dhe me presion për ndeshjen e radhës ndaj Serbisë.”

Pavarësisht barazimit dhe penalltisë së humbur, Manaj u shpreh optimist: “Do të stërvitemi fort që të jemi më efikas në ndeshjet e ardhshme.”

Postime të lidhura