Aplikacion
Grupi i njohur i tifozëve shqiptarë, Tifozat Kuq e Zi, ka reaguar pas ndeshjes së Shqipërisë në transfertë ndaj Letonisë, duke akuzuar hapur Federatën Shqiptare të Futbollit për manovra penguese ndaj tyre.
Sipas deklaratës së bërë publike nga TKZ, në hyrje të stadiumit në Riga ata janë përballur me kontrolle të pazakonta dhe pengesa të organizuara sipas tyre nga vetë FSHF.
“Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Stewardët na thanë hapur: ‘Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht’,” thuhet në deklaratën e tifozëve.
Sipas tyre, në këto kontrolle janë ndaluar të gjitha banderolat dhe parullat që ata kishin me vete, edhe pse sipas TKZ përmbanin vetëm emrin e grupit dhe mbishkrimet e zakonshme si “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Megjithatë, ata theksojnë se “ato me mesazhe” kanë mundur t’i fusin në stadium.
TKZ shton se kjo ka qenë tentativa e dytë e pengesave nga FSHF ndaj tyre, pasi sipas grupit nuk u janë dhënë as biletat që i takojnë tifozëve vizitorë, duke tentuar që tribunat e dedikuara të mbeten bosh.
Reagimi i FSHF
“Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-et na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”.
Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.
Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”.
E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.
Shihemi përsëri së shpejti.
Tifoza Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar”