Aplikacion
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka përfituar nga qeveria rreth 90 mijë m2 në qendër të Tiranës, për të ndërtuar aty… një kullë.
Sipas njoftimit të Korporatës shqiptare të Investimeve, shoqëria AIBA, në pronësi të Armand Dukës ka fituar të drejtën pvr të ndërtuar në tokë publike dhe do të ndërtojë “Void tower” tek ndërtesa e ish-ATSH në zonën e Pazarit të Ri. Projekti i Dukës parashikohet të kushtojë 110 mln euro.
Kushti i qeverisë për projektet private në tokë shtetërore është që administratës t’i falen disa zyra në dhjetëra katet e ndërtuara.


