zoom

Aktualitet

Vdiqën në autobetonieren e “AlbaBeton”, dy punëtorët egjiptianë nuk kishin leje drejtimi

Vdiqën në autobetonieren e “AlbaBeton”, dy punëtorët egjiptianë nuk kishin leje drejtimi

Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti tragjik në Tiranë, ku humbën jetën dy punëtorë egjiptianë që punonin me një autobetonierë të kompanisë “AlbaBeton”.

Viktimat, 30 dhe 44 vjeç, kishin ardhur nga Egjipti për të punuar në Shqipëri, por humbën jetën në një aksident të rëndë gjatë punës.

Sipas të dhënave zyrtare nga DPSHTRR, dy punonjësit nuk rezultonin të pajisur me leje drejtimi dhe nuk kishin Dëshmi Aftësie Profesionale për drejtimin e një mjeti të tonazhit të rëndë si autobetonierja.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi respektimin e rregullave të sigurisë në punë dhe kontrollet për përdorimin e mjeteve të rënda në sektorin e ndërtimit. Hetimet pritet të përcaktojnë përgjegjësitë për rrethanat që çuan në humbjen e jetës së dy punëtorëve.

Kompania “AlbaBeton” lidhet me biznesmenët Artan dhe Genc Dulaku, si dhe me Erjon Harizin, i cili është kryetar i Shoqërisë së Ndërtuesve të Shqipërisë.

Rasti ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë në punë, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, ku punonjësit përballen me rreziqe të larta gjatë aktivitetit të përditshëm.

Postime të lidhura