Aplikacion
Forcat speciale RENEA vijojnë negociatat me 35-vjeçarin Nertil Buzi, i njohur edhe si Refit Buzi, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës në Roskovec, me synimin për ta bindur të dorëzohet.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjatë bisedimeve Buzi ka kërkuar kohë, ndërsa ka pretenduar se konflikti me familjen e ish-partneres, të cilën e akuzon se i ka marrë paratë, ishte shkaku që e çoi drejt ngjarjes së rëndë.
Negociatorët e RENEA-s po vazhdojnë komunikimin me të, ndërsa 35-vjeçari ka paralajmëruar se mund t’i japë fund jetës nëse situata përshkallëzohet.
Operacioni policor vijon në zonën ku ai është rrethuar, ndërsa autoritetet po punojnë për ta zgjidhur situatën pa pasoja të tjera.