zoom

Aktualitet

E mori peng pasi i vrau të atin, 35-vjeçari liron ish-gruan! Rethohet nga policia, negociata për dorëzimin e tij

E mori peng pasi i vrau të atin, 35-vjeçari liron ish-gruan! Rethohet nga policia, negociata për dorëzimin e tij

Është lokalizuar nga policia 35-vjeçari Refit Buzi, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit të tij në fshatin Vidhisht të Roskovecit dhe plagosjen e ish-vjehrrës.

Mesohet se Refit Buzi, i cili është i armatosur, ka lënë të lirë ish-bashkëshorten e tij, Rozalinda Plaka, të cilën e mbante peng pas ngjarjes së rëndë.

Pas disa orësh negociatash me forcat speciale RENEA, ai ka pranuar të lirojë 24-vjeçaren, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij.

Raportohet se e reja nuk ka marrë lëndime, por ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe është dërguar drejt spitalit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, ku sipas Policisë, rreth orës 06:00, Refit Buzi dyshohet se qëlloi me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, i cili humbi jetën. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas krimit, 35-vjeçari dyshohet se është larguar me automjet së bashku me ish-bashkëshorten, duke marrë me vete edhe armën e gjahut. Pas lokalizimit të tij, policia vijon operacionin për arrestimin e autorit të dyshuar.

Postime të lidhura