zoom

Aktualitet

Lamborghini, biznese e llogari bankare, Arbër Muçës i konfiskohen rreth 1.8 milion euro pasuri

Lamborghini, biznese e llogari bankare, Arbër Muçës i konfiskohen rreth 1.8 milion euro pasuri

Gjykata e Fierit ka konfiskuar pasuri me një vlerë rreth 1.8 milionë euro të Arbër Muçës, të cilat nuk justifikoheshin me burime të ligjshme dhe dyshohet se vinin nga prodhimi, shitja dhe trafiku i lëndeve narkotikeve.

Nga hetimi pasuror jane evidentuar mospërputhje të konsiderueshme mes pasurisë së zotëruar nga subjekti dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara. Gjithashtu, organi i akuzës pretendon se një pjesë e pasurive ishin të regjistruara në emër të personave të tjerë, por dyshohet se kontrolloheshin në mënyrë faktike nga Arbër Muça.

Me vendim gjykate janë konfiskuar disa pasuri të paluajtshme në Fier dhe Tiranë, përfshirë apartamente, troje, një godinë dykatëshe dhe një vendparkim. Po ashtu janë konfiskuar 12 automjete, mes tyre një Lamborghini Urus, Mercedes-Benz G63 AMG, Audi RS Q8, Audi S8, Audi Q7, dy BMW X5 dhe mjete të tjera, si edhe disa llogari bankare në euro dhe lekë.

Pasurite e konfiskuara:

Pasuri të paluajtshme

• Pasuri e paluajtshme e llojit njësi, me sipërfaqe 200 m², Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit njësi (2 kate), me sipërfaqe ndërtimi 625.1 m², Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit njësi, me sipërfaqe 100 m², në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit apartament (3+1), me sipërfaqe totale 127.4 m², Tiranë.
• Pasuri e paluajtshme e llojit vendparkim, me sipërfaqe totale 30.14 m², në Tiranë.

Automjete dhe mjete motorike të konfiskuara

• Lamborghini Urus, vit prodhimi 2018;
• Mercedes-Benz G-63 AMG, vit prodhimi 2020;
• Audi S8, vit prodhimi 2021;
• Audi RS-Q8, vit prodhimi 2021;
• Audi Q7, vit prodhimi 2016;
• BMW X5, vit prodhimi 2014;
• BMW X5, vit prodhimi 2007;
• Volkswagen Touran, vit prodhimi 2013;
• Mitsubishi L200, vit prodhimi 2014;
• Mercedes-Benz C220 CDI, vit prodhimi 2001;
• KIA Carnival, vit prodhimi 2000;
• Autobus Neoplan, vit prodhimi 2003.

Vlera monetare dhe llogari bankare të konfiskuara

• Llogari bankare në Euro, në emër të A.M., me gjendje balance 51,945.71 Euro.
• Llogari bankare në Lekë, në emër të A.M., me gjendje balance 5,327,769.38 Lekë.
• Llogari bankare në Euro, në emër të A.M., me gjendje balance 1,867.39 Euro.
• Llogari bankare në Lekë, në emër të A.M., me gjendje balance 405,775.82 Lekë.
• Llogari bankare në Euro, në emër të E.M., me gjendje balance 1,039.07 Euro.
• Llogari bankare në Lekë, në emër të E.M., me gjendje balance 6,166.80 Lekë.

Sipas Prokurorisë, procedimi pasuror lidhet me hetimet ndaj Arbër Muçës për veprimtari të lidhura me prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërkohë, organi i akuzës njofton se hetimet vijojnë edhe për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë hetimit janë identifikuar edhe pasuri të tjera që po verifikohen.

Postime të lidhura