zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, këmbësori përplaset nga furgoni

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, këmbësori përplaset nga furgoni

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, ku një person ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 10:00, në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Sipas informacioneve paraprake, një person është përplasur nga një furgon teksa lëvizte në këtë segment rrugor.

Përplasja ka qenë fatale për këmbësorin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, përcaktimin e dinamikës së aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Pritet një njoftim zyrtar nga Policia për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.