zoom

Aktualitet

Foshnja humb jetën gjatë transportit për në spital. Procedohen dy mjekë, neglizhuan trajtimin

Foshnja humb jetën gjatë transportit për në spital. Procedohen dy mjekë, neglizhuan trajtimin

Një foshnjë 7-muajshe ka humbur jetën më 21 korrik, teksa po transportohej me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Mesohet se pas ngjarjes se rende ka nisur procedimi penal ndaj dy mjekëve pediatër të këtij spitali, Mikel Koti dhe Edmond Kotoni.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se dy mjekët kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të foshnjës në dy raste gjatë muajit korrik, gjatë vizitave të kryera për gjendjen shëndetësore të saj.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që organet kompetente të përcaktojnë përgjegjësitë e mundshme.