zoom

Aktualitet

E rëndë në Fier! Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten

E rëndë në Fier! Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhisht, në Fier, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka marrë peng ish-bashkëshorten.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ka shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e ish-vjehrrit, ku prej kohësh jetonte edhe ish-bashkëshortja pas ndarjes së tyre. Në rrethana që po hetohen, ai dyshohet se ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin.

Pas krimit, burri dyshohet se e ka futur me forcë ish-bashkëshorten në automjet dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Gruaja vijon të mbahet peng, sipas të dhënave paraprake.

Policia e Fierit ka nisur një operacion për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, duke ngritur pika kontrolli dhe duke vijuar ndjekjen e tij.

Burime paraprake bëjnë me dije se i dyshuari është i armatosur, çka e bën situatën me rrezikshmëri të lartë. Deri tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Postime të lidhura