zoom

Aktualitet

Pasi qëlloi ish-vjehërrit, 35-vjeçari mori peng ish-gruan, detaje nga krimi i rëndë në Fier! Autori ka armën e gjahut me vete

Pasi qëlloi ish-vjehërrit, 35-vjeçari mori peng ish-gruan, detaje nga krimi i rëndë në Fier! Autori ka armën e gjahut me vete

Policia ka dhënë detaje mbi krimin e rëndë në fshatin Vidhisht, në Roskovec, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe ka plagosur ish-vjehrrën.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm. 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij me Kosta Plaka, i cili ka humbur jetën. Nga të shtënat është plagosur edhe ish-vjehrra, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur kontrolle intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Sipas veprimeve të para hetimore, dyshohet se pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i krimit me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen me iniciale R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Postime të lidhura