zoom

Aktualitet

Rama ironizon protestën nga zyra: Kënga ime e preferuar është “Rama jepe dorëheqjen”

Rama ironizon protestën nga zyra: Kënga ime e preferuar është “Rama jepe dorëheqjen”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestës qytetare, duke i sulmuar protestuesit me tone ironike, ndërsa i ka cilësuar ata si “bulevardi i sorrave dhe korbave”.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Rama shfaqet në zyrën e tij, përballë sheshit ku po zhvillohet protesta kundër qeverisë dhe ku dëgjohen thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e tij.

Kryeministri tha se po përgatiste fjalimin që do të mbajë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ndërsa publikoi një pjesë të momentit me sfond zërat e protestuesve.

Në video, Rama dëgjohet teksa ironizon thirrjen kryesore të protestës “Rama jep dorëheqjen”, duke e cilësuar si “këngën e tij të preferuar”.

“Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e grupit parlamentar dhe qeverisë dhe desha të ndaj me ju këtë moment, sepse është një kor që më ekzallon: ‘Rama jep dorëheqjen’. Shihemi nesër paradite”, u shpreh kryeministri.

Më tej, Rama iu referua edhe simbolit të protestës, flamingos, duke thënë se ajo që ai e quajti më parë “pasqyrë e bulevardit të flamingove”, tashmë sipas tij “është kthyer në bulevardin e sorrave dhe korbave”.

Në postimin shoqërues, kryeministri shkroi me tone ironike për atmosferën në kryeqytet, duke përmendur “zhurmën” e protestës dhe duke njoftuar se do të ishte sërish i pranishëm në komunikimin e radhës.

“Përshëndetje, nuk e di a dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër, në mbledhjen e grupit Parlamentar dhe Qeverisë dhe desha të ndajë me ju këtë moment sepse është një kor që më ezalton; ‘Rama jepe dorëheqjen”. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në 9.30, por ishte kënaqësi që të ndaja me të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, thotë kryeministri në videomesazh.

Kurse në tekst karshi postimit ai nënvizon se:

“Mirmroma ka Tirona e kontradiktave. Zhurm, zhurm, shumë shumë zhurmë. Përgatitje me audio live nga bulevardi. Kush ka interes nesër paradite do jem me ju”.

Ndërsa në ekranin e PC shkruhet:

“Ju që mbushët bulevardin dhe rrjetet sociale me protestën tuaj, nuk protestuar kundër Shqipërisë që ne ndërtuam gjatë tre mandateve tona. Dhe këtu po flas posaçërisht për ata jo të paktë që ishin votues, mbështetës apo edhe anëtarë të Partisë Socialiste; po flas edhe për ata që…”.

Postime të lidhura