Aplikacion
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të enjteje, pasi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.
Ngjarja ndodhi teksa deputetët e opozitës bllokuan foltoren gjatë votimit të projektligjeve të rendit të ditës.
Ndërkohë, jashtë sallës së Parlamentit, protesta qytetare u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, e cila përdori edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Si pasojë pati të lënduar mes protestuesve dhe policisë.
Zëvendësministri Lamallari mohoi akuzat e opozitës se ndaj protestuesve është përdorur dhunë dhe lëndë e rrezikshme kimike. Perimetri i sigurisë këtë herë ishte vendosur në një hapësirë më të madhe, për të garantuar hyrjen e sigurt në sallë të deputetëve, çfarë solli përplasje me qytetarët./ Zoom.al
Hodhi ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca Gazment Bardhi