Aplikacion
Protesta qytetare e zhvilluar sot përpara Kuvendit, në kohën kur nisi seanca parlamentare, u shoqërua me momente tensioni, përplasje dhe ndërhyrje të forcave të Policisë.
Tubimi, ku morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, nisi në mënyrë paqësore, por situata u përshkallëzua kur disa protestues tentuan të kalonin gardhin metalik dhe të çanin kordonin e sigurisë.
Policia reagoi me mjete ujore dhe lëndë irrituese për shpërndarjen e turmës. Nga përplasjet u raportuan disa persona të lënduar, ndërsa disa protestues kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të efekteve të gazit dhe sprajit irritues. Protestuesit kanë pretenduar se gjatë ndërhyrjes së Policisë është përdorur ujë me squfur, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se janë përdorur lëndë irrituese të certifikuara.


Tensionet vijuan edhe në akset përreth Kuvendit, ku një pjesë e protestuesve tentuan të bllokonin qarkullimin në disa rrugë kryesore të kryeqytetit.
Ngjarjet e protestës u ndoqën edhe nga mediat ndërkombëtare, përfshirë agjencinë Associated Press, e cila transmetoi pamje nga zhvillimet në Tiranë.


Betonieres iu prishën frenat? Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ku po fokusohen hetimet