Aplikacion
Debati mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali u rikthye sërish këtë të enjte në Kuvend.
Spiropali u bëri thirrje politikanëve të reflektojnë dhe “ta nisin analizën nga vetja”, duke deklaruar se sipas saj partia që drejton Berisha “e ka frikë këtë të fundit”.
“T’i thonë boll më, se nuk është koha e bajlozëve. Mbajnë peng partitë politike”, u shpreh Spiropali, ndërsa iu drejtua edhe deputetit të PD-së, Flamur Noka: “E ke apo s’e ke guximin, Flamur? Se bën trimin këtu në foltore”.
Pas kësaj, reagoi Berisha, i cili iu përgjigj me tone ironike Spiropalit, duke e kritikuar për qëndrimet e saj politike.
“Edhe ty, pëllumbeshë, nuk të hëngri parimësia…”, deklaroi Berisha, duke vijuar me akuza ndaj saj dhe duke përmendur një paralajmërim të mëparshëm që, sipas tij, i kishte bërë kur ajo kishte ardhur në Kuvend.