Aplikacion
Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali në lidhje me raportin e saj me kryeministrin Edi Rama dhe krahasimin me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
“Lubia e quajti Pallosh dhe Rama e mbron, ti e quajte Skënderbe dhe ai të flaku”, ironizoi Berisha gjatë seancës së sotme plenare.
“Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbeg dhe të flak. Cila është arsyeja?”, tha kryedemokrati.
Nga ana tjetër, Spiropali iu përgjigj: “Sali je i pabesueshëm sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe termi doktor mund të të ngjisë më shumë. Sot për sot kontradikta e thellë e të qënurit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë”.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit