zoom

Lajme

“Pas saj qëndron një gazetar i njohur”/ Fevziu dhe Ylli Rakipi zbulojnë se kush po e këshillon Spiropalin

“Pas saj qëndron një gazetar i njohur”/ Fevziu dhe Ylli Rakipi zbulojnë se kush po e këshillon Spiropalin

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë komente të forta lidhur me figurën politike të Elisa Spiropalit dhe rolin e saj brenda Partisë Socialiste, gjatë një debati televiziv në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Duke folur për zërat mbi një lëvizje të Spiropalit brenda PS-së, Fevziu u shpreh se ajo nuk përbën rrezik real për kryeministrin Edi Rama, megjithëse sipas tij në parti ekzistojnë pakënaqësi të brendshme.

Gazetari e cilësoi Spiropalin si një personazh me karakter arrogant, ndërsa tha se arroganca tek njerëzit mund të vijë ose nga inteligjenca e lartë, ose nga e kundërta. Ai bëri edhe një krahasim me shkrimtarin Ismail Kadare, duke thënë se arroganca e këtij të fundit buronte nga inteligjenca.

Në diskutim u përfshi edhe moderatori Ylli Rakipi, i cili la të kuptohet se pas mënyrës së artikulimit politik të Spiropalit mund të qëndrojë ndikimi i një gazetari të njohur. Fevziu konfirmoi se kishte një ide se për kë bëhej fjalë, por zgjodhi të mos e përmendte emrin publikisht.

Ylli Rakipi: Meqë e hape vetë, a mund të vijë edhe Elisa Spiropali në pushtet aty (në PS)?

Blendi Fevziu: Nuk besoj sepse do të kërkonte konsensur në parti edhe pse ka pakënaqësi. Edhe pse kam vërejtje për Spiropalin…

Ylli Rakipi: Ajo e shkretë Skënderbe, i ka thënë Ramës dhe ky Mamica…

Blendi Fevziu: Ajo ishte arrogante. Arroganca vjen ose nga inteligjenca superiore ose nga budallallëku.

Kishte edhe Kadareja arrogancë por atij i vinte nga inteligjenca. Kur njeriu budallallepset.. Megjithatë Spiropali po artikulon një sërë ideshë politike.

Ylli Rakipi: Edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale…

Blendi Fevziu: Jo, nuk besoj, kam një fotografi në kokë, por nuk e them…

Ylli Rakipi: Eee, një nga kolegët tanë…

Blendi Fevziu: Është stili i një njeriu që e njoh prej 40 vjetësh.

Ylli Rakipi: Po, po, kolegu ynë.

Blendi Fevziu: Por Spiropali nuk është e paformuar./ Zoom.al

Postime të lidhura