zoom

Lajme

Rama, ultimatum Spiropalit: Guxo bëje edhe njëherë!

Rama, ultimatum Spiropalit: Guxo bëje edhe njëherë!

Një mbledhje që duhej të ishte rutinë dhe të flitej për reformat që duhen për integrimin, është shndërruar sërish në një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së jashtme Elisa Spiropali. 

Burime për Zoom.al bëjnë me dije se gjatë takimit të qeverisë dhe grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave, kryeministri Rama e ka paralajmëruar Spiropalin që të ndalë kritikat e saj ndaj Partisë Socialiste dhe qeverisë. 

“Ke bërë dy çarçafë, njërin këtu dhe tjetrin në rrjetet sociale. E bëre më, nuk do të jesh më këtu”, – i është drejtuar Rama ish-bashkëpunëtores së tij të ngushtë në prani të gjithë ministrave dhe deputetëve. 

Sipas dëshmive nga brenda mbledhjes, Rama ka qenë i ashpër dhe i drejpërdrejtë. 

“S’lejoj njeri që nga brenda të shani partinë. Nga jashtë bëni çfarë të doni”, – ka vijuar ai. 

Spiropali ka tentuar t’i përgjigjet, por Rama ka ngritur zërin dhe nuk e ka lejuar. 

“Kam edhe unë te drejtën e replikës”, – ka thën ish -ministrja. Por Rama i ka prerë shkurt: “Ti nuk merr fjalë, sepse për ty është investuar Partia Socialiste dhe unë” 

Ky shpërthim i Ramës vjen pasi Spiropali është pozicionuar në një llogore kritikash kundër qeverisë dhe PS-së, që kur Rama e shkarkoi si Ministre të Jashtme, çka duket se qëndron edhe në theblin e rebelimit të saj apo kërkesës për ruajtjen e standardeve në qeveri dhe të demokracisë në parti. © Zoom.al

Postime të lidhura