zoom

Aktualitet

Protestat masive, Partia Demokratike Europiane thirrje: Rama dëgjo me kujdes!

Protestat masive, Partia Demokratike Europiane thirrje: Rama dëgjo me kujdes!

Partia Demokratike Europiane (PDE), me seli në Bruksel, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen prej 14 ditësh në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në deklaratën e saj, PDE thekson se protestat përfaqësojnë funksionimin e demokracisë dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të dëgjojnë zërin e qytetarëve të mbledhur në sheshe.

Sipas kësaj force politike europiane, mobilizimi qytetar lidhet me shqetësimet për mbrojtjen e tokave të mbrojtura, transparencën dhe llogaridhënien publike në raport me marrëveshjet për zhvillime luksoze. “Ky nuk është ‘anti-progres’, por demokracia që po kryen funksionin e saj”, thuhet në reagim.

PDE i është drejtuar edhe drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se “Evropa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private”.

“Natën e kaluar, sheshet e Shqipërisë u mbushën sërish, qytetarët u mobilizuan për të mbrojtur tokat e mbrojtura, transparencën dhe llogaridhënien publike nga marrëveshje të paqarta për zhvillime luksoze. Ky nuk është ‘anti-progres’. Është demokracia që po kryen funksionin e saj. Dhe Edi Rama duhet të dëgjojë me kujdes: Evropa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private. Nëse Shqipëria do Evropën, duhet të zgjedhë të drejtat mbi rrugët e shkurtra, qytetarët mbi betonin dhe shtetin e së drejtës mbi pushtetin”, thuhet në deklaratë.

Postime të lidhura