zoom

Aktualitet

Prej 15 ditësh në protestë, mijëra qytetarë marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Prej 15 ditësh në protestë, mijëra qytetarë marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Protesta kundër projektit të resortit turistik në Zvërnec vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 15-të radhazi të mobilizimit qytetar.

Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, teksa dëgjohen thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.

Qytetarët kundërshtojnë projektin e resortit luksoz që parashikohet të ndërtohet në zonën e Zvërnecit, një investim i deklaruar me vlerë rreth 4 miliardë dollarë. Sipas organizatorëve, protesta synon të mbrojë lagunën e Nartës dhe ekosistemin e zonës, të cilat sipas tyre rrezikohen nga zhvillimi i projektit.

Tubimet kanë vijuar çdo ditë gjatë dy javëve të fundit, ndërsa protestuesit kërkojnë pezullimin e projektit dhe transparencë të plotë mbi procedurat që lidhen me investimin.

Postime të lidhura