zoom

Lajme

Deputetja braktis Partinë Socialiste, njofton largimin: Nga sot jam e pavarur

Deputetja braktis Partinë Socialiste, njofton largimin: Nga sot jam e pavarur

Deputetja Marjana Koçeku, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale braktisjen e Partisë Socialiste, duke bërë me dije se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Në deklaratën e saj, Koçeku thekson se vendimi lidhet me bindjet dhe parimet që ka mbrojtur ndër vite, duke shtuar se vlerat dhe idealet e saj mbeten të pandryshuara.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet dhe vlerat e mia janë ato që i kam pasur dhe i kam shprehur që para se të asociohesha me një parti. Ato m’i përcaktojnë kufijtë”, shkruan ajo.

Ky zhvillim vjen në një moment të rëndësishëm politik ku vendi “vlon” nga protestat, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura arsyet e plota që kanë çuar në braktisjen e PS nga ana e deputetes.