zoom

Aktualitet

Tirana e “pushtuar” nga mijëra protestues, kryeministri Rama filmohet në aeroportin e Bazelit

Tirana e “pushtuar” nga mijëra protestues, kryeministri Rama filmohet në aeroportin e Bazelit

Ndërsa mijëra qytetarë vijojnë protestat kundër qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit, Edi Rama është filmuar këtë të diel në aeroportin e Bazelit, në Zvicër.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Rama shihet duke ecur në ambientet e aeroportit, i shoqëruar nga një efektiv i sigurisë.

Udhëtimi i tij vjen në një moment kur kundërshtarët e projektit në Zvërnec kanë hyrë në javën e tretë të protestave, duke kërkuar tërheqjen e qeverisë nga projekti i Zvërnecit, si edhe largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

Sipas programit zyrtar të Art Basel, Rama është pjesë e seksionit publik “Parcours” me veprën e titulluar “Société A”.

Organizatorët bëjnë me dije se vepra është realizuar mbi bazën e vizatimeve dhe skicave të krijuara nga Rama gjatë kohës që ushtron detyrën e kryeministrit, përfshirë edhe dokumente zyrtare qeveritare

Postime të lidhura