Aplikacion
Një përplasje e paprecedentë brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Qeverisë, pak ditë më parë, u mbulua nga tymnaja e krijuar për një situatë të tensionuar mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit. Por molla e sherrit, sic mëson Zoom.al, ka qenë Lorena Goxhobelli, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Sipas një burimi të besueshëm të Zoom.al brenda mazhorancës, Goxhobelli është akuzuar me fakte nga deputetja socialiste e Vlorës, Zamira Sinaj, për korrupsion dhe tjetërsim pronash në favor të grupeve kriminale, me dokumenta të falsifikuara, në bregdet.
Sipas deputetes së Vlorës, vetë Goxhobelli kishte përfituar vila në jug.
“Kadastra është është vënë në shërbim të grupeve krimianale që po marrin prona me dokumente të falsifikuara. Ti vetë si i i bëre vilat në jug?” – i është drejtuar ajo Goxhobellit.
Akuzat kanë sjellë një reagim të ashpër të drejtoreshës së Kadastrës. Ajo i është kthyer deputetes me tone të larta, cka ka shkaktuar edhe ndërhyrjen e Spiropalit.
“Mos i fol me arrogancë, se është deputete ajo”, – është drejtuar Spiropali, Goxhobellit.
Kryeministri Rama, për të devijuar debatin dhe për të zhurmuar akuzat e deputetes ndaj drejtoreshës së Kadastrës ka ndërhyrë duke iu hakërryer Spiropalit.
“Ti mos fol”, – i është drejtuar Rama asaj, duke i ndërprerë fjalën edhe deputetes Sinaj.
Ndërkohë që mbledhja e grupit të PS vazhdonte, në media “rrodhi” lajmi i përplasjes mes Ramës dhe Spiropalit, por nuk u tha asnjë fjalë për arsyet e acarimit mes tyre. Me gjasë, dalja e lajmit pa mbaruar mbledhja u bë qëllimisht që të fshihej debati i vërtetë për akuzat e forta për korrupsion ndaj Goxhobellit, njeriut të zgjedhur nga Rama në krye të Kadastrës, e cila deri tani ka dhënë 3 herë dorëheqjen, pas intensifikimit të hetimeve të SPAK për korrupsion galopant me pronat.
Akuzat kryesore të deputetes Sinaj ndaj Goxhobellit:
LEXO EDHE:
Ky nuk është rasti i parë që emri i Lorena Goxhobellit lakohet në media. Zoom.al, kanë ndjekur në vazhdimësi aktivitetin e saj në krye të Kadastrës. Ajo dyshohet se qëndron edhe në transferimin e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, me qëllimin për të mbuluar gjurmët e tjetërsimit të pronave në jug.
Ka dyshime se duke qëndruar në krye të Kadastrës, Goxhobelli ka krijuar vonesa të qëllimshme në certifikimin e pronave për qytetarët e thjeshtë, ndërsa proceset për disa invidivë të vecantë kalojnë me shpejtësi marramendëse.
Po kështu, edhe mungesa e transparencës në digjitalizimin e Kadastrës dyshohet se ka shërbyer si mbulesë për zhdukjen e dokumenteve origjinale të pronësisë të qindra qytetarëve, vecanërisht në zonat me vlerë të lartë turistike. /Zoom.al