zoom

Slider

Diagnoza e Kadastrës së Lorena Goxhobellit: “Qendra korruptive më e madhe në Ballkan” 

Diagnoza e Kadastrës së Lorena Goxhobellit: “Qendra korruptive më e madhe në Ballkan” 

“Kadastra shqiptare është qendra korruptive më e madhe në të gjithë Ballkanin, për të thënë të vërtetën.” Kështu e përmblodhi situatën në institucionin më të rëndësishëm të pronave në Shqipëri eskperti i njohur Agron Haxhimali, duke dhënë një prej diagnozave më të sakta për një entitet që po jep shprit nën sundimin e krimit dhe të paaftësisë drejtuese. 

Sipas Haxhimalit, me një territor prej vetëm 28 mijë kilometrash katrorë dhe me vetëm 800 mijë familje, Shqipëria duhet ta kishte zgjidhur këtë nyje dekada më parë, por sot Kadastra është shndërruar në një makth digjital ku askush nuk mbaron punë.

“Shqipëria duhet ta zgjidhte para 35 vitesh, se nuk ka pasuri sa Kina e India që e kanë të veshtirë t’i menaxhojnë. Pasuri brenda 28 mijë km katrorë, pasuri për 800 mijë familje. Kadastra shqiptare është qendra korruptive më e madhe në tëgjithë Ballkanin, për të thënë të vërtetën. Ai (Rama) na tha se do ta bëjë dixhitale, s’keni më punë të shkoni nëKadastër. Futuni në e-Albania na tha. Nuk ka qytetar Shqiptar që të mbarojë punë në e-Albania me Kadastrën – deklaroi eksperti.

Ky dështim, sipas ekspertëve të shumtë, duket se po shërben si një mjegull për të mbuluar praktikat korruptive të tjetërsimit të pronave. 

LEXO EDHE: https://zoom.al/laku-i-spak-po-ngushtohet-3-doreheqje-te-refuzuara-te-drejtoreshes-lorena-goxhobelli-ne-kadaster/

SPAK thotë se Kadastra është nën ndikimin e drejtpërdrejtë të krimit të organizuar. 

Siç ka raportuar Zoom.al më parë, kjo situatë e ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme, e cila në raportin vjetor të vitit 2025 konfirmoi se grupet kriminale kanë instaluar njerëzit e tyre në pozicione kyçe të ASHK-së dhe se digjitalizimi është përdorur si maskë për të fshirë gjurmët e dokumentacionit fizik.

11 milionë euro pasuri janë sekuestruar vetëm vitin e kaluar për shkak të falsifikimeve në zonat turistike si Vlora dhe Gjiri i Lalzit.

Në qendër të kësaj stuhie ndodhet drejtoresha Lorena Goxhobelli. Burime konfidenciale për Zoom.al bëjnë me dije se Goxhobelli ka dorëzuar dorëheqjen e saj tre herë, në një tentativë për t’u larguar përpara se laku i SPAK të shtrëngohet përfundimisht. Megjithatë, Edi Rama ka refuzuar ta lërë të lirë, duke e mbajtur në detyrë në një kohë kur 16 zyrtarë të lartë të institucionit janë nën hetim pasuror.

LEXO EDHE: https://zoom.al/ruset-mesyjne-ne-zvernec-dhe-pishe-poro-skema-offshore-pas-resortit-qe-mori-bekimin-e-rames/

Deklarata e ekspertit Haxhimali përputhet pikë për pikë me gjetjet e SPAK, se vendimmarrja në Kadastër nuk është më në dorë të ligjit, por të bandave që kërkojnë tjetërsimin e pronave, kryesisht në bregdet. Me një mal manipulimesh dhe me mbi 36 mijë dosje legalizimi të mbetura pezull, Kadastra është sot një minë me sahat që rrezikon të shpërthejë, duke marrë me vete jo vetëm titullarët, por edhe sigurinë juridike të pronarëve shqiptarë. © Zoom.al 

Postime të lidhura