Aplikacion
Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar zhvillimet dhe debatet e fundit brenda Partisë Socialiste e Shqipërisë, duke pranuar se në radhët e saj ka individë që kanë përfituar poste që nuk i meritojnë.
Gjatë intervistës, Braçe theksoi se Partia Socialiste ka investuar tek anëtarët e saj dhe jo e kundërta, duke shtuar se shumë socialistë të thjeshtë nuk kanë marrë vlerësimin që prisnin ndër vite. Sipas tij, ekziston një pabarazi mes atyre që kanë kontribuar dhe atyre që kanë përfituar më shumë se sa u takon.
I pyetur për përplasjet e mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropali, Braçe shmangu komentet direkte, duke theksuar se nuk preferon të flasë për çështje të brendshme të partisë në publik. Megjithatë, ai pranoi se disa nga shqetësimet e ngritura nga Spiropali janë reale dhe ndahen edhe nga anëtarë të tjerë të PS-së.
Sidorela Gjoni: A ka përplasje brenda PS mes Spiropalit dhe Ramës?
Erion Braçe: Për çfarë? Nuk preferoj të flas për gjërat e shtëpisë. E ka parim timin që gjërat e shtëpisë mbeten në shtëpi, nuk dalin jashtë. Zonja Spiropali ka ngritur disa shqetësime që edhe qëndrojnë, edhe për mua qëndrojnë edhe për të tjerë aty, edhe për kryeministrin qëndrojnë. Në momentin që themi që duhet të rienergjizojmë PS, që duhet ta hapim PS, duhet ta bëjmë më demokratike, praktikisht kemi pranuar një seri problemesh që duhen kuruar./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari