zoom

Lajme

Braçe “live” në Kuvend: Ministri më tha “s’dua të bëj interpelancë me ty!”

Braçe “live” në Kuvend: Ministri më tha “s’dua të bëj interpelancë me ty!”

Deputeti Erion Braçe ngriti sot në Kuvend problematikën e përsëritur të mosrespektimit të kërkesave për marrje informacioni dhe interpelanca nga ana e qeverisë.

Braçe lexoi “live” një përgjigje nga një ministër që i ka thënë se s’do të bëjë interpelancë me të.

“E kuptoj që edhe në zyra shteti ka njerëz që nuk duan ta bëjnë punën, por të kenë këtë mungesë respekti për Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht që është e tepërt. Po marr një shembull: i jam drejtuar Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe kam marrë dy përgjigje, një prej Agjencisë që thotë nuk është kompetencë imja dhe një përgjigje nga ministri që thotë “s’dua të bëj interpelancë me ty’ se nuk e kam kompetencën. E kuptoj që ka njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e tyre, unë jam këtu për të bërë punën time. Nëse kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesave s’u përgjigjet askush, më mirë na thoni mos të bëjmë kërkesë për marrje informacioni dhe interpelanca”, tha deputeti socialist.

Pak ditë më parë Braçe kërkoi interpelancë me 3 ministra për disa problematika të kryeqytetit, nga siguria tek mbetjet. Kjo lëvizja u pa si “fushatë” e Braçes për drejtimin e Bashkisë, ambicie që PS-ja nuk e ka mbështetur e as kudërshtuar.

Postime të lidhura