zoom

Lajme

Pas replikave në foltore, Braçe i shkon Berishës në ulësen e tij në Kuvend. Zbulohet biseda mes tyre

Pas replikave në foltore, Braçe i shkon Berishës në ulësen e tij në Kuvend. Zbulohet biseda mes tyre

Në një skenë të rrallë në seancën e sotme parlamentare, deputeti socialist i është afruar kryetarit të PD-së, Sali Berisha pas një debati në distancë.

Socialisti Braçe i është afruar Berishës duke i treguar një shkrim të “Wall Street Journal” ku krahasohet çmimi i naftës në disa vende europiane, pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, edhe një herë tjetër, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimin e karburantit në vendin tonë.

Sipas burimeve të gazetarëve të pranishëm, Braçe i ka thënë Berishës se gjithmonë ai flet me letra dhe fakte, ndryshe nga Berisha, i cili flet duke përdorur ChatGPT.

Postime të lidhura