Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ku u ndal veçanërisht te roli i Belinda Balluku në ekzekutiv dhe situata politike në vend.
Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet në një pozitë të dobësuar politikisht, ndërsa akuzoi Ballukun se vijon të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen qeveritare, pavarësisht debateve dhe kritikave të fundit politike ndaj saj.
Sipas tij, zyrtarja socialiste po ushtron ende kontroll mbi institucionet që ka drejtuar më parë, duke ndikuar në administratë dhe strukturat shtetërore. Berisha pretendoi gjithashtu se brenda Partisë Socialiste ekziston klimë presioni dhe frike ndaj figurës së Ballukut.
“Rama i damkosur sa asnjë lider tjetër në Europë. Kjo është arritje për forcat demokratike, për opozitën. Rama politikisht është i plagosur për vdekje.
Kryengritja e jashtëzakonshme e opozitës me jehonën e saj ndërkombëtare, ka luajtur rol në mbrojtjen e dinjitetit shqiptar. Opozita përballet dhëmbë për dhëmbë me regjimin e Ramës.
Gjer tani nuk ka asnjë vendim konkret pas deklaratës së Ramës se çështja Balluku u mbyll! Ajo që po ndodh është Balluku si kryeministër në hije, vendimmarrëse kryesor në partinë e krimit. Balluku çdo ditë shkon në ministrinë dhe agjencitë që drejtonte më parë, për të vazhduar në drejtim të tyre dhe për të ndryshuar dokumente.
Lubia është bërë tmerr për deputetët dhe drejtues të PS. Nuk guxojnë t’ia përmendim emrin. Ajo ka rivendosur, rikthyer Oltion Bistrin si organizator të karteleve dhe bandave kriminale. Rama deklaroi asokohe se çështja Balluku u mbyll, por jo për ne. Ne jemi në këmbë. Do të vazhdojmë kryengritjet paqësore, deri në largimin e Ramës”, tha Berisha./ Zoom.al