zoom

Aktualitet

VIDEO/ “Do e shohim, kokrra e legenit”, Agron Tare, në SPAK për lidhjet me Ballukun kërcënon gazetarin

VIDEO/ “Do e shohim, kokrra e legenit”, Agron Tare, në  SPAK për lidhjet me Ballukun kërcënon gazetarin

Ish-funksionari i lartë publik, Agron Tare, ka kërcënuar  gazetarin e SYRI TV Fatjon Gjinaj, pas marrjes në pyetje nga prokurorët.

I pyetur për rreth 35 minuta në lidhje me një çështje hetimore, Tare ka humbur kontrollin në dalje, duke iu drejtuar gazetarit me fjalët “legen, kokrra e legenit” dhe me kërcënimin “do e shohim”.

Ngjarja u regjistrua kur gazetari po kryente detyrën e tij, duke filmuar daljen e Tares nga ambientet e SPAK. Ky i fundit ka reaguar ashpër, duke pretenduar se nuk duhej regjistruar pasi nuk ishte “funksionar publik”. Ky pretendim bie ndesh me karrierën e gjatë të Tares në administratën publike, e cila përfshin poste të rëndësishme si zyrtar në Ministrinë e Jashtme, drejtor i Zyrës së Minoriteteve, këshilltar i jashtëm i kryebashkiakut të atëhershëm Edi Rama, anëtar i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Konsull i Përgjithshëm në Stamboll, drejtor i Portit të Durrësit dhe zëvendësministër.

Prania e Agron Tares në SPAK lidhet me hetimet për dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai ishte thirrur për herë të dytë, pasi rreth një javë më parë kishte dhënë dëshmi si person në dijeni. Në këtë çështje është subjekt hetimi edhe vëllai i tij, ish-futbollisti Igli Tare.

Postime të lidhura