Aplikacion
Forcat RENEA kanë lokalizuar autorin e krimit të rëndë të ndodhur sot në mëngjes në fshatin Vidisht, në Bashkinë Roskovec.
Refik Buzi pasi vrau ish vjehrrin, Kosta Plaka 58 vjeçar, plagosi, ish-vjehrrën Beleren 55 vjeçare dhe u largua me makinë duke marrë me vete ish të fejuarën e tij 28 vjeçare rezulton të jetë fshehur në një zonë pjesë e fshatit Mbërs, 5 km larg fshatit ku ndodhi vrasja.
Mjetet e specializuara të RENEA-s dhe forca të shumta të policisë vijojnë të mbajnë të rrethuar zonën ndërsa autori i ngjarjes nuk pranon që të dorëzohet.
Vendi ku Buzi ishte fshehur fillimisht me 28 vjeçaren u arrit të identifikohej falë sinjalit të telefonit të Rozalinda Plakës. Pas disa orësh (Ora 11:00) 35 vjeçari liroi 28 vjeçaren por refuzon të vetëdorëzohet edhe pse RENEA vijon negociatat.
Ish e fejuara e tij pasi është marrë në pyetje nga grupi hetimor, është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit ku po merr ndihmën e parë pasi ka pësuar troditje të fortë psikologjike.
Familjarët e autorit pretendojnë se djali i tyre i ka dhënë një sasi të madhe lekësh Rozalindës.
Rama e pranon: Edhe socialistët e punonjësit e administratës pjesë e protestës në Bulevard