Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në protestën kundër qeverisë së tij në Bulevard kanë marrë pjesë punonjësit e administratës por dhe socialistët. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se qytetarët që dolën në protestë nuk kishin dalë kundër investimeve të qeverisë apo kundër zhvillimit të vendit, por ishin shprehje e një kërkese për standarde të reja.
Ai tha se mes protestuesve kishte edhe votues, mbështetës e anëtarë të Partisë Socialiste, madje edhe punonjës të administratës publike, të cilët paradite vijonin punën dhe në mbrëmje merrnin pjesë në protesta.
“Ju atje në periferinë e një bashkie nuk protestuat kundër atyre që kryebashkiaku kishte bërë për ju, ju që mbushët bulevardit nuk protestuat kundër Shqipërisë që ndërtuam gjatë tre mandateve të para, dhe këtu ndaj jo pak ata votues, mbështetës e anëtarë të PS, por edhe ata që gjatë ditësh ishin në punën e shtetit dhe në mbrëmje shkonin në bulevard, ata nuk dolën për të sulmuar qeverinë apo bashkuar këngës “Rama jepe dorëheqjen”. Ata që votuan për ne në qershor, dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta drejtohej kundër meje sepse forca e saj përthithëse ishte më imponuese për ta sesa figura ime. Ata të administratës dolën edhe ata me të tjerët sepse Shqipëria e re që ne kemi ndërtuar nuk jeton me hijen e së vjetrës, ku njerëzit flakeshin nga puna e shtetit pse shkonin në një takim tonin në opozitë,“ tha Rama.
Vdiqën në autobetonieren e “AlbaBeton”, dy punëtorët egjiptianë nuk kishin leje drejtimi