Aplikacion
Tirana Business University shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt ndërkombëtarizimit, duke u bërë zyrtarisht anëtare e Global Business School Network (GBSN), një nga rrjetet më prestigjioze globale të shkollave të biznesit.
E themeluar me mbështetjen e Bankës Botërore, GBSN bashkon universitete, kompani dhe organizata zhvillimi nga e gjithë bota me synimin për të avancuar arsimin në menaxhim, për të nxitur inovacionin dhe për të formuar liderët e së ardhmes.
Për Tirana Business University, ky anëtarësim përfaqëson shumë më tepër se një bashkëpunim institucional. Ai hap mundësi të reja për partneritete akademike ndërkombëtare, shkëmbim të praktikave më të mira, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e një eksperience edhe më të pasur për studentët dhe stafin akademik.
Ky është një tjetër hap strategjik që forcon pozicionin e TBU si një universitet i orientuar drejt standardeve ndërkombëtare, duke u ofruar studentëve një arsim cilësor dhe mundësi për t’u bërë pjesë e një komuniteti global të biznesit dhe lidershipit.
Rama e pranon: Edhe socialistët e punonjësit e administratës pjesë e protestës në Bulevard