zoom

Kosova

Ish-kreu i bashkisë Prishtinë, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg

Ish-kreu i bashkisë Prishtinë, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot e ka dënuar Ahmetin me dy vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ahmeti po akuzohet se nuk ka deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54 mijë e 400 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij dhe 118 mijë euro të tij.

Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600.00 euro.

Postime të lidhura