zoom

Kosova

Nuk deklaroi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti përballet me drejtësinë

Nuk deklaroi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti përballet me drejtësinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nën dyshimet për deklarim të rremë ose mosdeklarim të pasurisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas aktakuzës, Ahmeti nuk ka përfshirë në deklaratat e tij deponime të bëra personalisht në para të gatshme gjatë periudhës 2018–2022, duke paraqitur të dhëna të pasakta. Shuma totale e pasurisë së padeklaruar arrin 172,600 euro.

Prokuroria sqaron se veprimet e Ahmetit përbëjnë shkelje të ligjit mbi pasurinë dhe të ardhurat e zyrtarëve publikë, duke cënuar transparencën dhe besimin publik në institucionet e vendit. Aktakuzën e ka bërë publike vetë Prokuroria Speciale e Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të rregullave ligjore ndaj zyrtarëve të lartë./ Zoom.al

Postime të lidhura