Aplikacion
Eljon Metaj, 16 vjeç, ka ndërruar jetë mbrëmjen e të premtes pas një aksidenti automobilistik në periferi të Athinës, në Greqi.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Dhimokratias”, në zonën Luca, kur makina, ku po udhëtonin tre adoleshentë, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, Metaj humbi jetën në vend, ndërsa dy shokët e tij mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas mediave greke.

Sipas të dhënave paraprake, një prej të miturve kishte marrë çelësat e makinës nga çanta e nënës pa dijeninë e prindërve. Tre adoleshentët kishin dalë për një shëtitje me shpejtësi në rrugë, dhe dyshohet se makina po lëvizte mbi limitet e lejuara kur humbi kontrollin./ Zoom.al