Aplikacion
Identifikohet edhe shqiptari i dytë që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Robert Daçin, 21 vjeç nga Burreli.

Ai, së bashku me Blendi Sylën, 22 vjeç nga Mamurrasi, po udhëtonin në një “Jeep Avenger”, së bashku me një person të tretë kur automjeti i tyre përplaset direkt me një kamion.

Shoferi i mjetit mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, ndërsa dy personat që ndodheshin në kamion, një burrë dhe një grua, gjithashtu pëuan lëndime dhe u dërguan në spitalet lokale të Savigliano dhe Cuneo.
Trupat e dy të rinjve shqiptarë u nxorrën nga kabina e automjetit nga personeli i emergjencës dhe zjarrfikësit, dhe aktualisht ndodhen në morg, duke pritur procedurat për transportin në Shqipëri.
Autoritetet italiane po punojnë për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të rindërtuar dinamikën e tij./ Zoom.al