Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor në Itali u ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë. Mes viktimave është identifikuar Blendi Sylaj, 20 vjeç, ndërsa identiteti i viktimës tjetër nuk është bërë ende publik nga autoritetet italiane.

Sipas mediave vendase, një mjet tip “Jeep Avenger” është përplasur ballë për ballë me një kamion tip “Iveco”. Dy të rinjtë shqiptarë, që udhëtonin me njërin nga , humbën jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.
Një person i tretë, që ndodhej në të njëjtin mjet, u transportua me ambulancë në spitalin e Saviglianos, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Nga përplasja, kamioni është përmbysur dhe ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës. Dy personat që udhëtonin me mjetin e rëndë, një çift bashkëshortësh nga Costigliole Saluzzo, mbetën të plagosur. Drejtuesi i kamionit u dërgua në spitalin e Saviglianos, ndërsa bashkëshortja e tij u transportua me helikopter drejt spitalit të Cuneos.
Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik./ Zoom.al