zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në mënyrë tragjike pasditen e së enjtes në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në zonën e Cuneos, konkretisht në Savigliano, në Itali.

Sipas informacioneve, automjeti me të cilin ata po udhëtonin, një Jeep Avenger, u përplas me një kamion. Në makinë ndodhej edhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Në kamion udhëtonin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët pësuan lëndime dhe u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalet e Saviglianos dhe Cuneos.

Dy shqiptarët u nxorën pa shenja jete nga automjeti.

Si pasojë e aksidentit, rruga u bllokua për një kohë të gjatë për të mundësuar ndërhyrjen e shërbimeve të shpëtimit dhe kryerjen e ekspertizës nga forcat e rendit, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Postime të lidhura