zoom

Aktualitet

EMRI/ Shqiptari terrorizon lagjen në Itali, qëllon me armë dy persona dhe më pas kyçet në shtëpi

EMRI/ Shqiptari terrorizon lagjen në Itali, qëllon me armë dy persona dhe më pas kyçet në shtëpi

Një 50-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se ka hapur zjarr ndaj dy personave.

Sipas mediave italiane, fillimisht ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj pronarit të tij, një 75-vjeçari, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Gjendja e tij raportohet kritike, ndërsa mjekët po vijojnë trajtimin intensiv.

Më pas, ai ka qëlluar sërish, këtë herë ndaj një gruaje 63-vjeçare që punonte si ndihmëse shtëpiake në banesë. Ajo ka arritur të shpëtojë duke u fshehur pas një dere, por është lënduar nga copëza xhami si pasojë e të shtënave.

Menjëherë pas ngjarjes, 50-vjeçari është mbyllur brenda banesës së tij, duke krijuar alarm në gjithë lagjen. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën, ndërsa për disa orë është tentuar që ai të bindet të dorëzohej në mënyrë paqësore.

Negociatat nuk kanë dhënë rezultat dhe më pas është ndërhyrë me forca speciale. Fillimisht është përdorur një pajisje shpërthyese zhurmuese për ta çorientuar, ndërsa më pas ai është neutralizuar dhe është arrestuar pa rezistencë të mëtejshme.

Hetimet paraprake tregojnë se i arrestuari mund të ketë qenë i përfshirë edhe më herët në episode dhune, përfshirë një konflikt ku dyshohet se kishte plagosur një fqinj. Megjithatë, motivet e këtij sulmi të fundit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet italiane./ Zoom.al

Postime të lidhura