Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Firence, ku një shtetas shqiptar është gjetur pa shenja jete në një stacion tramvaji në zonën e Arcipressi.
Viktima, rreth 50 vjeç, banues në Viterbo, është identifikuar nga autoritetet, por emri i tij nuk është bërë ende publik.
Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta dhe janë nën hetim nga policia italiane dhe ekspertët e mjekësisë ligjore.
Sipas mediave vendase, një element që ka ngritur dyshime është fakti se 50-vjeçari ishte liruar nga burgu vetëm një ditë më parë./ Zoom.al