zoom

Aktualitet

Shqiptari dhe dy të tjerë drogojnë 19-vjeçaren në Greqi, vdes e reja

Shqiptari dhe dy të tjerë drogojnë 19-vjeçaren në Greqi, vdes e reja

Një vajzë 19-vjeçare ka ndërruar jetë në Greqi si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve paraprake, tre të rinj, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, dyshohet se i kanë dhënë vajzës substanca narkotike, çka më pas i ka shkaktuar komplikacione serioze shëndetësore që përfunduan në arrest kardiak fatal.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, ku grupi kishte qëndruar së bashku. Pamjet e sigurisë kanë dokumentuar momentin kur të rinjtë largohen nga vendi, ndërsa 19-vjeçarja shfaqet në gjendje të rënduar.

Pas largimit nga hoteli, ata e kanë lënë vajzën në një hapësirë publike dhe kanë njoftuar një person të afërt të saj për vendndodhjen. Ndërkohë, dyshohet se janë përpjekur të zhdukin provat duke pastruar dhomën dhe duke fshehur telefonin e viktimës.

Pavarësisht ndërhyrjes, e reja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Autoritetet greke kanë vënë në pranga tre të dyshuarit, të cilët pritet të përballen me drejtësinë nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia./ Zoom.al

Postime të lidhura