zoom

Aktualitet

Sulm me armë në Itali/ Biznesmeni shqiptar plagoset pranë banesës (EMRI)

Sulm me armë në Itali/  Biznesmeni shqiptar plagoset pranë banesës (EMRI)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në qytetin Velletri, në zonën periferike të Romës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 prillit, rreth orës 21:00, në rrugën “Via Mariano Colagrossi”.

Sipas të dhënave paraprake, Alban Hekurani, rreth 40 vjeç dhe pronar i një qendre bastesh, ishte duke u kthyer në banesë pasi kishte parkuar automjetin, kur është qëlluar nga pas nga persona të panjohur.

Autorët, sipas burimeve hetimore, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe deri më tani nuk janë identifikuar.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë./ Zoom.al

Postime të lidhura