Aplikacion
Një ngjarje e dhunshme është regjistruar në mëngjesin e së premtes në qendër të qytetit të Trentos, ku një përleshje mes dy shqiptarëve dhe dy afrikanëve ka përfunduar me një të plagosur.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, kur dy persona ndodheshin në një bar duke pirë kafe, ndërsa dy të tjerë janë afruar nga zona e Piazza Fiera.
Gjatë përplasjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një pistoletë manovër. Në përleshje, një prej personave ka mbetur i plagosur në shpatull.
Autoritetet italiane dyshojnë se ngjarja mund të jetë e lidhur me çështje që kanë të bëjnë me trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e sakta të konfliktit.
Policia ka ndaluar të katër personat e përfshirë në konflikt
Sipas dëshmive të para, alarmi është dhënë nga pronarja e një tabakerie pranë vendngjarjes, e cila ka njoftuar policinë pasi klientët janë strehuar të frikësuar në pjesën e pasme të lokalit./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari