zoom

Aktualitet

EMRAT/ Katër shqiptarë në kërkim në Greqi, akuzohen për grabitje të armatosura

EMRAT/ Katër shqiptarë në kërkim në Greqi, akuzohen për grabitje të armatosura

Autoritetet greke kanë identifikuar katër shtetas shqiptarë, mes tyre edhe një vajzë, të cilët akuzohen për një seri tentativash grabitjeje të armatosur dhe të dhunshme në zonën e Thermos, në Etoli-Akarnani.

Sipas mediave greke, të dyshuarit janë Romeo Qosja, Lefter Toci, Mariol Toska dhe Fatbardha Shehi. Prokuroria ka nisur procedim penal ndaj tyre për tentativa grabitjeje të organizuar, me përdorim armësh dhe dhunë fizike.

Ngjarja kryesore për të cilën ata akuzohen ka ndodhur në muajin prill, kur tre prej të dyshuarve hynë në banesën e një çifti përmes një dere anësore. Ata dyshohet se kërcënuan pronarët me armë dhe ushtruan dhunë ndaj kryefamiljarit, me synim grabitjen e banesës.

Sipas raportimeve, situata ndryshoi pasi djali i çiftit pikas autorët, çka i detyroi ata të largoheshin me shpejtësi. Gjatë arratisjes, njëri prej tyre qëlloi dy herë në ajër për të frikësuar banorët, fatmirësisht pa shkaktuar të plagosur.

Pas ngjarjes, policia greke organizoi një operacion të koordinuar për arrestimin e grupit. Gjatë kontrolleve, një automjet ku ndodhej e dyshuara femër u ndalua në zonën e kryqëzimit Sykia. Brenda makinës, efektivët zbuluan dy prej burrave të fshehur në bagazh, të cilët u arrestuan menjëherë.

Ndërkohë, personi i katërt u lokalizua në një banesë me qira ku qëndronte i fshehur.

Hetimet zbuluan gjithashtu se dy nga të arrestuarit ishin arratisur nga një qendër paraburgimi në Greqi, ndërsa një tjetër kishte përfituar leje gjashtëditore nga burgu dhe nuk ishte rikthyer më./ Zoom.al

Postime të lidhura