zoom

Aktualitet

U qëllua në kokë/ Misteri rreth vrasjes së shqiptarit në Greqi, merren në pyetje 3 persona

U qëllua në kokë/ Misteri rreth vrasjes së shqiptarit në Greqi, merren në pyetje 3 persona

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e një 44-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili u gjet i pajetë brenda një stalle në zonën Burna.

Sipas mediave greke, viktima është qëlluar në kokë, ndërsa dyshohet se krimi është kryer me armë gjahu. Megjithatë, arma nuk është gjetur ende dhe autorët mbeten të paidentifikuar.

Ngjarja u zbulua pasditen e së martës, më 28 prill, kur trupi i pajetë u gjet nga një çift, një 47-vjeçar shqiptar dhe një 50-vjeçare greke, vajza e pronarit 90-vjeçar të stallës. Dyshohet se ata e kishin strehuar përkohësisht viktimën dhe ishin pikërisht personat që njoftuan policinë.

Autoritetet kanë marrë në pyetje tre persona që besohet se kishin njohje me 44-vjeçarin, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e krimit, të cilat mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë izoluar zonën dhe po punojnë për mbledhjen e provave materiale, si dhe për sigurimin e pamjeve filmike nga bizneset përreth, me qëllim rindërtimin e lëvizjeve të fundit të viktimës.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të japë detaje të mëtejshme që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

44-vjeçari nuk ishte banor i zonës së Kalamatës, por jetonte prej kohësh në rajonin e Korinthit. Ai kishte qenë më herët në vëmendjen e autoriteteve për çështje të drogës, pasi ishte arrestuar për kultivim të bimëve narkotike.

Postime të lidhura