zoom

Aktualitet

Policia greke godet një grup grabitësish në Larisa, në pranga 4 shqiptarë

Policia greke godet një grup grabitësish në Larisa, në pranga 4 shqiptarë

Katër shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e Agias, në qytetin e Larisës në Greqi.

Sipas autoriteteve greke, të ndaluarit dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje dhe vjedhje në biznese dhe banesa në qytet dhe në fshatrat përreth. Operacioni u organizua nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Larisës, e cila kishte në pritje edhe urdhër-arreste ndaj tyre.

Mediat greke raportojnë se katër të arrestuarit akuzohen për krijim të një bande kriminale dhe për përfshirje në një seri grabitjesh që kanë shkaktuar shqetësim në komunitetin lokal dhe dëme të konsiderueshme materiale./ Zoom.al

Postime të lidhura