zoom

Aktualitet

Morën mijëra euro dhe florinj/ Arrestohen dy grabitës në Laprakë (EMRAT)

Morën mijëra euro dhe florinj/ Arrestohen dy grabitës në Laprakë (EMRAT)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të një vjedhjeje të ndodhur në një apartament në zonën e Laprakës. Në pranga kanë rënë Denis Shkalla dhe Martin Dado, të cilët akuzohen se kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri me vlerë.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 majit, në rrugën “Pandi Dardha”. Dyshohet se autorët kanë hyrë të maskuar me kapuçë dhe maska në pallatin ku ndodhej apartamenti i Rigers Vrapit, duke realizuar më pas vjedhjen dhe duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga banesa janë marrë rreth 28 mijë euro cash, si edhe sende floriri me vlerë të lartë. Deri më tani, policia nuk ka mundur të gjejë shumën e grabitur.

Të arrestuarit nuk kishin njohje personale me pronarin e apartamentit, por dyshohet se janë orientuar nga persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar.

Mësohet gjithashtu se Denis Shkalla dhe Martin Dado kanë precedentë të mëparshëm penalë në Itali dhe Francë, kryesisht për vjedhje dhe përfshirje në aktivitet narkotikësh./ Zoom.al

Postime të lidhura