Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra aksidentalisht në një kanal ujitës në zonën e Iraklias.
Sipas raportimeve të mediave greke, i mituri ishte duke luajtur pranë kanalit kur, në rrethana ende të paqarta, ka rënë në ujë. Ai u gjet pa ndjenja rreth mesditës, ndërsa menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë disa zjarrfikës dhe mjete të specializuara, të cilët arritën ta nxirrnin fëmijën nga kanali. 10-vjeçari u transportua me urgjencë drejt qendrës shëndetësore të zonës, por mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe kryerja e autopsisë që do të përcaktojë shkakun zyrtar të vdekjes./ Zoom.al